Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Takim në Zyrën e Kryetarit të Komunës së Fushë Kosovës

2023/05/23 - 2:49

Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës z.Burim Berisha ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Bankës Gjermane për Zhvillim (KFW), në përbërje prej z. Mathias Siegle, Inxhinier, z. Georg Gruener, Menaxher i Projektit dhe z. Premtim Islami, Specialist i Sektorit.

Në këtë takim u diskutua për mundësin e një investimi në fushën e mbeturinave nga Banka Gjermane për Zhvillim (KFW), në bashkëpunim me Komunën e Fushë-Kosovës, në vlerë prej 40 milion euro, si dhe për projektin e pastrimit të ujërave të zeza, investime këto të cilat do të ndikonin në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve në këto dy fusha jetike për qytetarët tonë.