Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Takim në Zyrën e Kryetarit të Komunës së Fushë-Kosovës

2023/01/18 - 1:14

Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës z.Burim Berisha ka pritur në takim zyrtarë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në përbërje: z. Burim Limolli, udhëheqës i Sistemeve Informative, znj. Drita Sylejmani, Shefe e sektorit të Shpërndarjes dhe znj. Valdete Navakazi, Zyrtare e Lartë për statistika.

Tema e takimit ishte organizimi dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve të regjistrimit të popullsisë për vitin 2023.

Kryetari Berisha së bashku me stafin përgjegjës  ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe bashkërendim të aktiviteteve për një regjistrimin gjithëpërfshirës dhe kualitativ.