Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Takime pune në zyrën e kryesuesit të Kuvendit të Komunës

2022/01/12 - 2:19

Me qëllim të informimit dhe koordinimit të aktiviteteve përgjatë këtij viti, kryesuesi i Kuvendit të Komunës z.Ali Ismaili edhe sot kishte takime të rëndësishme në zyrën e tij. Fillimisht z.Ismaili takoi drejtorët e Drejtorive Komunale me të cilët diskutoi kryesisht për planin e punës dhe projektet që pritet të realizohen gjatë këtij viti.

Në kuadër të takimeve të rregullta kryesuesi Ismaili priti edhe përfaqësuesit e subjekteve politike nga radhët e komuniteteve të përfaqësuara në Kuvend, si dhe Grupin e Grave për Avokim dhe Barazi Gjinore me të cilat u njoftua për së afërmi për iniciativat e tyre dhe projektet që kërkojnë mbështetjen e Kuvendit Komunal.

z.Ali Ismaili gjatë këtyre takimeve u shpreh i gatshëm për angazhim të përbashkët dhe transparencë për të mirën e qytetarëve të komunës së Fushë-Kosovës.