TETORI MUAJI I NDËRGJEGJËSIMIT PËR KANCERIN E GJIRIT
2023/10/03 - 2:36
Komuna e Fushë-Kosovës sot bëri hapjen e fushatës sensibilizuese për luftën kundër kancerit të gjirit.
Me qëllim që të shpërndajmë informata për rëndesinë e zbulimit të hershëm, ne do të mbajmë takime informuese për t’i inkurajuar motrat, nënat dhe të gjitha gratë në komunitetin tonë, për kujdes të shtuar ndaj kësaj sëmundje.
Zbulimi i hershëm shpëton jetën.
Të bashkohemi në vendosmërinë tonë për të luftuar këtë sëmundje dhe për të ofruar mbështetje të palëkundur për të gjithë të prekurit.
Së bashku mund të bëjmë ndryshhime, të rrisim ndërgjegjësimin dhe të ofrojmë shpresë.
Për të caktuar terminin për mamografi i ftojmë të gjitha gratë të thërrasin në numrin kontaktues:
045-167-111 nga ora 07:00-15:00.