Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Trajtimi i qenve endacak

2014/10/22 - 10:09

Deri më tani aksioni për trajtimin, zënien, grumbullimin dhe kastrimin e qenve endacak, në komunën tonë, është duke shkuar shumë mirë. Rezultatet janë të shkëlqyeshme dhe numri i qenve të trajtuar arrin në 130, mirëpo aksioni për trajtimin e qenve endacak duhet të bëhet edhe në komunat përreth, sidomos në komunën e Prishtinës.

Gjatë këtij viti pa ndërprerë kemi vazhduar trajtimin e rreth 400 qenve endacak edhe në të ardhmen do të bëjmë përpjekje që të krijojmë një mjedis të sigurt për qytetarët tanë.

Ne jemi të kënaqur me bashkëpunimin e qytetarëve në këtë lëmi për të trajtuar qentë endacak.