Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

U lansua projekti ‘Kujdesi i Integruar i Qasshëm dhe Cilësor’

2018/10/10 - 2:02

Më datë 9 tetor, 2018 Kryetari i Komunës, Burim Berisha, ishte në takim mikpritës në QKMF në Fushë-Kosovë  me ç’ rast morën pjesë  këshilltarja  e  Ministrit  të Shëndetësisë, përfaqësues nga AQH-ja, Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), përfaqësues nga Save the Children, përfaqësuesit e OJQ-ve lokale, me qëllim të lansimit të projektit ‘Kujdesi i Integruar i Qasshëm dhe Cilësor, i cili është pilot-projekt në Komunën e Fushë-Kosovës.

Projekti në fjalë financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), zbatuar nga Swiss TPH dhe Save the Children, i cili do të zhvillojë reformën shëndetësore në Kujdesin Parësor Shëndetësor (KPSH) në 12 Komuna të Kosovës, me fokus në sëmundjet jo ngjitëse.

Qëllimi i projektit është përmirësimi i shëndetit të popullatës së komunës tonë, me ofrues dhe menaxhues të aftë për përmbushjen e nevojave të pacientëve, në veçanti pacientëve të moshës mbi 65 vjeçare, me Diabet të tipit 2, përmes koordinimit të shërbimeve shëndetësore dhe sociale me pjesëmarrje të komunitetit.