Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

U mbajt mbledhja e nëntë e Kuvendit të Komunës

2014/10/21 - 10:04

Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit, z.Fadil Krasniqi, i cili informoi të pranishmit me këtë:

REND DITE:

  1. Aprovimi i ekstraktit të procesverbalit nga mbledhja e Kuvendit të Komunës, e datës 24.09.2014.
    2.  Pyetje dhe përgjigje parlamentare.
    3.  Propozim për rritjen e të hyrave vetjake për vitin 2014.
    4.  Të ndryshme.

    Në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës nga kuvendarët kishte shumë debate, diskutime dhe kërkesa rreth formës së shpërndarjes së mjeteve, pastaj ndryshimit të destinacionit të mjeteve si dhe kërkesa të tjera të kësaj natyre. Edhe në këtë mbledhje u tha se është meritë e ekzekutivit dhe e legjislativit që së bashku është arritur që të përmbushet planifikimi buxhetor.

 

Planifikimi i buxhetit nga të hyrat vetjake për vitin 2014 është 1,729,040.00 €, dhe është përmbushur në tërësi, andaj  anëtarët e Kuvendit, pa tri votat e Lëvizjes Vetëvendosje, aprovuan propozimin  për rritjen e të hyrave vetjake për vitin 2014 nga të hyrat vetjake për vitin 2014 në  shumë prej 425,000.00 € për këto kategori:

Në kategorinë ekonomike Investime Kapitale ( 30 ) në  projektin – Bashkëfinancim i projekteve ( 89168 ) programi Buxhet dhe Financa ( 17502 )  shuma 85,000.00 €, për realizimin e Memorandumit të Mirëkuptimit me UNDP-in .

–        Në kategorinë ekonomike Mallra dhe Shërbime ( 13 ) në programin Infrastrukturë Publike (18162) në shumë prej 245,000.00 € , mjete që do të përdoren për pagesën e qirasë të objektit të komunës dhe faturave ( furnizime ) , për shkak të zbritjes 15 % të  buxhetit nga Qeveria e Kosovës .

Asamblistët vendosën që nga Infrastruktura Publike (18162) të ridestinohen edhe 10.000 € për blerjen e barnave dhe medikamenteve që do të zbuste sado pak gjendjen në shëndetësi.

–          Në kategorinë ekonomike Subvencione dhe Transfere ( 20 ) në shumë 95,000.00 € , të shpërndara në programet :

  1. a)               Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale
  2. b)               Arsim dhe Shkencë
  3. c)                Kulturë, Rini dhe Sport
  4. d)                Buxhet dhe Financa

 

Zyra e Kryetarit