2011/06/23 - 2:20
Në sallën e Kuvendit të Komunës, më 22.06.2011, u mbajt takimi publik me qytetarët e Komunës së Fushë-Kosovës.
Bazuar në Statutin e Komunës dhe Rregulloret e Kuvendit, Kryetari i Komunës është i obliguar që të mbaj së paku dy takime publike me qytetarë.
Kryetari i Komunës, z. Burim Berisha, pikërisht dje zhvilloi një takim me qytetarë të cilët kishin shprehur dëshirë të jenë prezent në këtë takim. Fillimisht Kryetari Berisha informoi për rrjedhat e përgjithshme dhe për projektet që janë realizuar në Komunë dhe ato që pritet të realizohen.
Më pas qytetarët shprehën pikëpamjet e tyre dhe kërkesat që drejtuan kishin të bënin kryesisht me ujin e pijshëm, furnizimin jo të rregullt me ujë, problemet me energjinë elektrike, ambientin e ndotur, problemet e punësimit etj.
Nga ana e tij kryetari Berisha premtoi se me ekipin e tij do të ketë parasysh të gjitha kërkesat, të cilat do t’i marrin në shqyrtim me drejtoritë komunale, në mënyrë që ato probleme, të cilat ka mundësi, të zgjidhen nga institucioni i Komunës dhe të mos ketë më ankesa të kësaj natyre.