Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

U shënua “20 Nëntori – Konventa mbi të Drejtat e Fëmijëve”

2014/11/20 - 8:49

Me rastin e “20 Nëntorit Ditës së Konventës së të Drejtave të Fëmijëve” në sallën e asamblesë komunale qëndruan një numër i madh i nxënësve të Shkollës Fillore “Mihal Grameno” të prirë nga drejtori i shkollës z.Ismet Gashi dhe personeli arsimor i kësaj shkolle. Nxënësit  u pritën nga kryetari i komunës z. Burim Berisha, Drejtoresha e Administratës znj. Nurije Salihu dhe Koordinatorja e NJDN – ZBGJ znj. Lindita Dervisholli – Prebreza.

Kryetari i komunës përgëzoi nxënësit për suksesin e tyre në mësim duke i uruar ata për shëndet dhe rezultate edhe më të mëdha në të ardhmen. Nxënësit kënduan këngë dhe recituan poezi të zgjedhura për këtë ditë shumë të rëndësishme.

Lindita  Dervisholli – Prebreza ,  Koordinatorja  e NJDN – ZBGJ foli rreth konventës mbi të drejtat e Fëmijëve.