Republika e Kosoves

Fushë-Kosovë

Urimi i vitit të ri 2025 nga Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës

2024/12/31 - 5:34

Të dashur qytetarë të Komunës së Fushë Kosovës,
Po e mbyllim një vit plotë sfida por edhe suksese të panumërta.
Ashtu siç është konfirmuar zyrtarisht përmes procesit të regjistrimit të popullsisë, komuna jonë është rritur me qytetarë dhe ekonomi si asnjë shembull tjetër.
Këto suksese janë rezultat i ndihnës, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit që tashmë është kulturë e traditë në komunën tonë.
Me këtë rast pranoni urimet e mia të sinqerta për një vit të ri të mbushur me suksese dhe shëndet për ju dhe familjet e Juaja!
Viti i Ri sjell një mundësi të re që duke punuar së bashku të marrim përgjegjësi të reja për të mirën e publikut.
Gëzuar 2025!
Me respekt,
Burim Berisha
Kryetar i Komunës së Fushë Kosovës