Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Vazhdon aktiviteti për trajtimin e qenve endacakë në Fushë-Kosovë

2015/01/22 - 1:58

Është duke vazhduar trajtimi i qenve endacakë duke përfshirë dehelmetizimin, kastrimin, sterilizimin vaksinimin dhe martikulimin.

Edhe kësaj here bëjmë apel dhe qëndrojmë pranë deklaratave të mëhershme se qentë që po bredhin nëpër rrugët e Fushë-Kosovës nuk janë vetëm qenë endacakë, por janë qenë që qytetarët i kanë larguar nga shtëpitë e tyre dhe i kanë lëshuar në Fushë-Kosovë, andaj luten qytetarët që mos ta bëjnë një gjë të tillë.

Dëshmi e këtyre të dhënave janë edhe fotografitë që e vërtetojnë këtë deklarim që kemi bërë ditë më herët.