2024/09/24 - 4:00
Në kuadër të procesit të konsultimit publik, sot Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës z. Burim Berisha ka pritur në takim përfaqësuesit e Komunës së Drenasit.
Qëllimi kryesor i këtij takimi ka qenë harmonizimi i planit të dy komunave përgjatë kufirit administrativ për të siguruar një qasje të përbashkët e të qëndrueshëm për t’u siguruar se planet mbështesin zhvillimin lokal pa dallim për qytetarët e këtyre dy komunave.
Në këtë fazë, ditët në vijim do të zhvillohen takimet edhe me komunat tjera në mënyrë që të përfundoj cikli i konsultimit dhe drafti final të procedohet për miratim. Deri më tani përveç një vargu të konsultimit me qytetarët janë mbajtur konsultime të ndara me palët e interesit siç janë ndërmarrjet publike, përfaqësuesit e biznesit e të shoqërisë civile. Plani zhvillimor komunal është dokument kyç për projektimin e zhvillimit afatgjatë të Komunës së Fushë Kosovës.