Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Vazhdon Mamografia falas për gratë e Fushë-Kosovës

2024/09/09 - 2:32

Sot nënkryetari i Komunës së Fushë Kosovës z.Besnik Osmani me Drejtoreshën e Shëndetësisë dhe Mirëqenjes Sociale zj.Mimoza Kolshi dhe drejtorin e QKMF Fushë Kosovë z.Remzi Shala pritën në takim Drejtorin e Shëndetësisë të Komunës së Prishtinës z.Izet Sadiku.
Vazhdimi i marrëveshjes me Komunën e Prishtinës për t’i lejuar gratë nga Fushë-Kosova të kenë qasje në shërbimet e mamografisë është një hap sa i nevojshëm aq edhe i rëndësishëm.
Ky partneritet jo vetëm që adreson një nevojë imediate për kujdesin shëndetësor, por gjithashtu thekson rëndesinë e bashkëpunimit ndërmjet komunave në ofrimin e shërbimeve thelbësore të kujdesit shëndetësor për komunitetin.
Duke lehtësuar qasjen në shërbimet e mamografisë, gratë e Komunës së Fushë-Kosovës do të gëzojnë një qasje pa asnjë kompensim në shërbimet për të adresuar një qeshtje kaq të rëndësishme për shëndetin, prandaj inkurajoheni që të shfrytezoni ketë mundësi dhe të kujdeseni për shëndetin tuaj.
Terminet mund të bëhen nga sot 09.09.2024 prej orës 07:00 deri në ora 15:00 në numrin e telefonit: 045-167-111