Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Vazhdon ndërtimi i sallave të sportit

2019/04/17 - 10:16

Me një ritëm të theksuar po vazhdojnë punimet për ndërtimin e sallave sportive në Fushë-Kosovë si dhe në fshatrat Miradi e Ulët dhe Vragoli.

Procesi i punimeve po shkon sipas dinamikës së paraparë, andaj pritet që shumë shpejtë këto salla të jenë të shfrytëzueshme për nxënësit dhe sportdashësit e këtyre lokaliteteve.

Sallat sportive do të jenë të pajisura me infrastrukturën përkatëse dhe të shfrytëzueshme.