Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Vazhdon së implementuari në teren faza e parë e projektit: “Renovimi dhe ndërtimi i infrastrukturës mbrojtëse përgjatë lumit Sitnica” në Fushë-Kosovë

2020/09/08 - 1:33

Ky projekt i cili po realizohet në zonën kadastrale ‘Miradi e Poshtme’ deri tek fshati ‘Batuse’ është financuar nga Autoriteti Rajonal i Pellgjeve lumore, Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit në bashkëpunim me Komunën e Fushë-Kosovës.
Përmes këtij projekti synohet krijimi i një pamjeje moderne të kësaj pjese të fshatit si dhe shtimi i hapësirave gjelbëruese. Projekti në këtë fazë do të përfshijë largimin e mbeturinave, rregullimin e shtratit të lumit në të dy anët, rregullimin e argjinaturave të dëmtuara.