Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Zhvillohen finalet në futbollin e vogël në Fushë-Kosovë

2015/05/06 - 1:17

Është mbajtur sot finalja e turnirit në futboll të vogël, organizuar nga Komuna e Fushë-Kosovës. Janë zhvilluar dy finale ndërmjet dy shkollave të mesme dhe dy shkollave fillore.

Finalen ndërmjet Gjimnazit “Hivzi Sylejmani” dhe Shkollës së Mesme Teknike, e fitoi Gjimnazi “Hivzi Sylejmani” me rezultat 2:1, ndërsa në finalen e shkollave fillore, ndërmjet shkollave

“Selman Riza” dhe “Zenel Salihu”, triumfues dolën nxënësit e “Selman Rizës” me rezultat 1:0.

I pranishëm për të përcjellë finalet ishte edhe Kryetari i Komunës, Burim Berisha, i cili shpërndau medalje për pjesëmarrësit e këtij turniri, dhe ndau kupat për shkollat fituese të finaleve.