Republika e Kosoves

Junik

Gjatë seancës inaguruese të Kuvendit Komunal të Junikut

2021/12/08 - 2:34

Gjatë seancës inaguruese të Kuvendit Komunal të Junikut, sot janë betuar Kryetari i Komunës së Junikut z. Ruzhdi Shehu, anëtarët e Kuvendit Komunal të Junikut si dhe është zgjedhur Kryesuesi i Kuvendit Komunal z. Shpejtim Gacaferi.
Kryetari Ruzhdi Shehu ka mbajtur një fjalë rasti ku ka konfirmuar se llogaridhënia, transparenca, ligjshmëria dhe profesionalizmi, do të jetë parimet udhërrëfyese të qeverisjes gjatë mandatit katër (4) vjeçar. Ai është shprehur se në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë junikasit, do të realizojnë shumë projekte me rëndësi për Junikun.
Qeverisja e re në Komunën e Junikut, mandantin e kanë filluar duke bërë homazhe pranë lapidarëve të dëshmorëve dhe heronjëve në Komunën e Junikut, si dhe pranë varrezave në Koshare dhe në Mejë.