Qëndrim Knushi – Zyrtar përgjegjës për qasje në dokumentet Publike në Komunën e Junikut
E-mail: qendrim.knushi@rks-gov.net
Tel: +383 49 926 604
Adresa: Komuna Junik, Lagja Qendër 51050.
Tel:
Bazuar ne LIGJI NR. 06/L-081 PËR QASJE NË DOKUMENTE PUBLIKE (https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=41216) Zyrtar përgjegjës për qasje në dokumente publike – zyrtar administrativ në kuadër të institucionit publik, i caktuar për pranimin dhe regjistrimin e kërkesave të pranuara për qasje në dokumente publike, për kryerjen e shqyrtimit fillestar të këtyre kërkesave, për ruajtjen dhe mbajtjen e evidencave të këtyre kërkesave dhe për raportimin rreth këtyre kërkesave
Raprotet e dorëzuara ne AP
Raproti i qasjes në Dokuemnte Zyrtare 2023
PËRGJEGJËSITË
Trajtimi i kërkesave për qasje në dokumente publike
1. Kërkesat për qasje në dokumente publike apo për ripërdorim të dokumenteve publike
trajtohen nga cilido institucion publik që posedon dokumentin publik të kërkuar.
2. Zyrtari përgjegjës brenda institucionit publik, me vendim, lejon ose refuzon qasjen në
dokumente publike.
3. Nëse institucioni publik nuk prodhon apo pranon, apo nuk disponon ose nuk e kontrollon
dokumentin publik të kërkuar dhe ka njohuri për institucionin publik tjetër që e ka prodhuar,
pranuar, disponon apo kontrollon dokumentin publik, menjëherë, por jo më vonë se pesë (5)
ditë pune nga dita e pranimit të kërkesës nga kërkuesi, detyrohet që ta informojë dhe udhëzojë
kërkuesin për tek institucioni publik përkatës.
4. Në rast se institucioni publik nuk e ka prodhuar apo pranuar, nuk disponon ose nuk e
kontrollon dokumentin publik të kërkuar dhe nuk ka njohuri për institucionin publik tjetër që e ka
prodhuar, pranuar, disponon apo kontrollon dokumentin publik, menjëherë, por jo më vonë se
shtatë (7) ditë pune nga dita e pranimit të kërkesës nga kërkuesi, detyrohet që ta informojë për
këtë kërkuesin dhe ta udhëzojë atë që t’i drejtohet Agjencisë, i cili obligohet të konfirmoj nëse
dhe cili institucion publik ka prodhuar, pranuar, disponon ose kontrollon dokumentin publik të
kërkuar, dhe menjëherë, por jo më vonë se shtatë (7) ditë pune nga dita e pranimit të kërkesës,
të njoftojë për këtë kërkuesin.
5. Institucioni publik ndihmon kërkuesin, aq sa është e mundshme dhe e arsyeshme, të
identifikojë dokumentin e kërkuar.
6. Kërkesat për qasje në dokumente publike, apo për ripërdorim të dokumenteve publike
trajtohen me shpejtësi dhe sipas parimit të objektivitetit dhe paanshmërisë sipas Ligjit përkatës
për Procedurën e përgjithshme administrative.