Lajme

Arrestime për Vjedhje në Junik
09 dhjetor 2016

Juniku si vend i traditës dhe kulturës shqiptare ndër shekuj dhe si një vend i qetë dhe pa probleme, tash e disa vite është duke u përballur me dy dukuri negative dhe shumë shqetësuese për qytetarët e kësaj Qyteze. Është fjala për vjedhjet dhe mashtrimet që janë bërë kohëve të fundit, e ndaj të cilave nuk mund dhe nuk duhet të heshtim ne si shoqëri. Ndonëse si fillim është menduar se vjedhjet janë kryer nga persona të cilët nuk janë banorë të Junikut, përkundër kësaj me arrestimin e dy personave nga Policia e Kosovës, Stacini Policor në Junik, rezulton se kryerësit e këtyre veprave janë banorë rezidentë të Junikut dhe kanë këto iniciale H.K i lindur me 1989 dhe G.Sh i lindur me 1990.Nga kjo del se të njëjtit përveç shumë vjedhjeve të kryera viteve të fundit e sidomos gjatë kësaj kohenë Junik, po të njëjtit duke shfrytëzuar edhe rrjetet sociale kishin kryer veprën e mashtrimit ( duke kërkuar shuma të ndryshme të hollash kinse për nevoja familjare ) duke rënë pre e tyre shumë qytetarë të Junikut e sidomos bashkëatdhetarët tanë që jetoj në në vende të ndryshme të botës.

 

më shumë...

ARRESTS FOR BURGLARY IN JUNIK
09 dhjetor 2016
Junik as a place of tradition and culture for centuries and as a quiet town with no major problems, now for several years is facing two negative occurrences that are very disturbing for the citizens of this town. It is about theft and fraud that have been made recently, against which we can not and should not remain silent as a society. Although initially it was thought that thefts are committed by persons who are not residents of Junik, despite the arrest of two persons made by the Kosova Police, the Police Station in Junik shows that the perpetrators of these crimes are habitual residents of Junik, with initials H.K. born in 1989 and G.Sh. born in 1990.  It appears that except many thefts committed in the last years, especially during this time in Junik, the persons in question have also used the social networks and had committed fraud (while requesting different amounts of money allegedly for family needs) causing many citizens of Junik, especially our compatriots who live in different countries of the world to fall for their scheme.

më shumë...

Njoftim për qytetarët e Komunës së Junikut
08 nëntor 2016

Qytetarë të nderuar, për shkak te reshurave te shumta atmosferike te cilat e kane përcjell zonën e territorit te komunës se Junikut, është rrit niveli dhe rrjedha e lumit “ Erenik “, andaj kërkojmë nga ju qytetarë të nderuar që të keni kujdes përgjatë shtratit të lumit “ Erenik” , prindër të nderuar ju lutem që të keni kujdes të shtuar dhe të shoqëroni fëmijët tuaji, gjithashtu kërkojmë që qytetarët në moshë të shoqërohen nga familjarët e tyre.

Gjendja për momentin është nën kontroll ku komuna ka ndërmarr të gjitha masat në rast të ndonjë eskalimi, gjithashtu edhe policia janë duke patrulluar në ato pjesë ku përshkon rrjedha e lumit “ Erenik “

më shumë...

Njoftim
09 shtator 2016

QKMF në Junik pajiset me disa pajisje medicionale për shërbimet e kësaj qendre
27 maj 2016
Qendra e Mjekësisë familjare në Junik është pajisur me disa pajisje medicionale shumë te nevojshme për rritjen e shërbimeve te reja dhe atyre ekzistuese.

Stomatologjia është pajisur me një karrige te re, gjithashtu QKMF –ja është pajisur edhe me ECG, me dy laborator hematologjik – biokimik  ,donacion nga Qeveria Japoneze në bashkëpunim me Komunën e Junikut gjegjësit me DSHMS-në.

Ndërsa Komuna e Junikut është ne pritje te finalizimit te danocionit nga qeveria Japoneze me auto ambulancën dhe disa prej pajisjeve tjera medicionale për QKMF në Junik. më shumë...

Punimet në kanalet e ujitjes
26 maj 2016
Kanë filluar punimet në kanalin e ujitjes segmenti : " Shkollë - Bajraktarë " , " Prita e Katunit - Jazi Nivokazit " dhe segmenti " Qendër ". Gjatësia e kanaleve do të jetë në total 2600 m. më shumë...

Njoftim për hapjen e grandeve nga MBPZHR për vitin 2016
25 shkurt 2016
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, që nga sot ka hapur periudhën për aplikim për disa masa mbështetëse përmes granteve investive për fermerët në gjithë territorin e Kosovës. Thirrjet për aplikim janë hapur për masën 101, përmes së cilës përkrahen investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore në sektorin e qumështit, pemëve, serrave, të mishit, si dhe atë të vezëve, për masën 302, përmes së cilës përkrahen investimet për diversifikimin e fermave dhe zhvillimin e bizneseve, si dhe masën për ujitjen e tokave bujqësore.

më shumë...

Kryetari i Komunës së Junikut z.Agron Kuqi, mori pjesë në ditën finale të Ligës Rajonale "Hasim Hoxha" në Junik
24 shkurt 2016
Kryetari i Komunës së Junikut z.Agron Kuqi, mori pjesë në ditën finale të Ligës Rajonale të futbollit "Hasim Hoxha" në Junik, e cila organizohet tani e 3 vite me radhë, ligë në të cilën marrin pjesë 10 ekipe nga Komuna e Gjakovës, Deçanit dhe Junikut, e cila zgjat 3 muaj rresht, me gjithsej 12 xhiro futbolli. më shumë...

 

Statuti i Komunës


Qasja në dokumentet zyrtare


PZHK 2011-2023


PLVM 2012-2020


Statuti i Komunës


Aplikimi Online

Hyrja


Tatimi në Pronë







Donatorët






Raportet mbi Ndarjet dhe Shpenzimin e Parasë Publike