ROLI DHE PËRGJEGJËSITË E KOMUNAVE NË PROCESIN E INTEGRIMIT EVROPIAN TË KOSOVËS
Rregullorja Nr. 08/2011 Për Organizimin dhe përgjithësitë e Zyrave Komunale për integrim Evropian përcakton funksionimin, detyrat, përgjegjësitë si dhe statusin e Zyrave Komunale për integrim Evropian në kuadër të Komunave. Zyrat Komunale për integrim Evropian themelohen në kuadër të çdo Komune dhe veprojnë nën mbikëqyrjen e Kryetarit të Komunës përkatëse.
Zyra komunale për integrime Evropiane është përgjegjëse për koordinimin e të gjitha çështjeve që kanë të bëjnë me integrimin evropian në nivel komunal, dhe si të tilla sigurojnë kryerjen e të gjitha obligimeve të Komunave përkatëse në kuadër të këtij procesi.
Zyra Komunale për integrime Evropiane
Zyra ka funksionet si vijon:
- Koordinon procesin e integrimit evropian;
- Koordinimin e procesit të zhvillimit të kornizës rregullave dhe të polkave të Komunës që ndërlidhen me procesin e integrimit evropian dhe që dalin nga dokumente strategjike, si ato nacionale ashtu edhe ato lokale, të këtij procesi, përfshirë pjesëmarrjen në caktimin e prioriteteve komunale në këtë aspekt dhe koordinimin e realizimit të obligimeve të
- Komunës që dalin nga marrëdhëniet Kosovë-BE;
- Pjesëmarrjen në caktimin e prioriteteve komunale dhe zhvillimit të kornizës rregullave dhe të politikave nga ana e Drejtorive sektoriale, me qëllim të reflektimit të obligimeve përkatëse në lidhje me integrimin evropian në kuadër të secilit sektor;
- Monitorimin, raportimin dhe vlerësimin e rregullt të implementimit të këtyre dokumenteve strategjike dhe prioriteteve komunale te Kryetari i Komunës dhe autoritetet qendrore, përmes Ministrisë
- Përgjegjëse për Qeverisje Lokale;
- Koordinimin e asistencës së BE- së dhe asistencës tjetër të jashtme;
- Koordinimin dhe pjesëmarrjen në zhvillimin dhe implementimin e politikave dhe strategjive me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve të Komunave për të kryer më sukses të gjitha reformat e nevojshme, përfshirë monitorimin, raportimin dhe vlerësimin e rregullt të implementimit të tyre;
- Ofrimin e mbështetjes të gjitha strukturave komunale në përmirësimin e konsultimeve dhe dialogun civil me shoqërinë civile lokale dhe palët e tjera të interesuara dhe publikun e gjerë në nivelin komunal.
Detyrat dhe përgjegjësitë e Zyrës për integrime Evropiane:
- I ofron mbështetje, këshilla dhe ekspertizë profesionale Kryetarit të Komunës dhe Drejtorëve komunalë në përcaktimin dhe vendosjen e prioriteteve të Komunës në fushën e integrimit evropian, duke marrë parasysh dhe me qëllim të kryerjes së obligimeve që dalin për Komunën nga të gjitha dokumentet strategjike nacionale për integrim evropian dhe marrëdhëniet Kosovë-BE;
- Koordinohet ngushtë me Kryetarin e Komunës, Kryesuesin e Kuvendit Komunal dhe Drejtorët e Drejtorive, si dhe me të gjitha strukturat e tjera vendimmarrëse komunale, në zhvillimin dhe avancimin e kornizës rregullave dhe të politikave të Komunës.
- Koordinohet ngushtë me Kryetarin e Komunës, Kryesuesin e Kuvendit Komunal dhe Drejtorët e Drejtorive, si dhe me të gjitha strukturat e tjera vendimmarrëse komunale, në hartimin e planit vjetor të Komunës, me qëllim të reflektimit të prioriteteve dhe objektivave që përmbajnë dokumentet strategjike komunale, duke marrë parasysh dhe me qëllim të kryerjes së obligimeve që dalin për Komunën nga të gjitha dokumentet strategjike nacionale për integrim evropian dhe marrëdhëniet Kosovë-BE;
- Koordinohet dhe konsultohet ngushtë me Ministrinë Përgjegjëse për Qeverisje Lokale dhe me Ministrinë e integrimit Evropian, me qëllim të sigurimit të harmonizimit të prioriteteve dhe politikave të Komunës me kornizën nacionale legjislave dhe të politikave për vetëqeverisje lokale dhe për integrim evropian, si dhe me qëllim të reflektimit të dokumenteve strategjike të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vetëqeverisje lokale dhe integrim evropian. Koordinohet dhe konsultohet ngushtë me strukturat udhëheqëse komunale (Kryetari i Komunës, Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Drejtorët e Drejtorive dhe strukturat e tjera relevante komunale) dhe me strukturat qendrore ( Ministrinë Përgjegjëse për Qeverisje Lokale dhe atë të integrimit Evropian) për të siguruar pajtueshmërinë e kornizës rregullave dhe të politikave komunale me standardet e BE-së.
- Merr pjesë në përcaktimin dhe planifikimin e aktiviteteve të Komunës në kuadër të dokumenteve strategjike nacionale për integrim evropian, në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë Përgjegjëse për Qeverisje Lokale dhe Ministrinë e integrimeve Evropiane.
- Bën monitorimin, raportimin dhe vlerësimin e rregullt të implementimit të prioriteteve dhe dokumenteve strategjike të Komunës, si dhe të aktiviteteve relevante në kuadër të dokumenteve strategjike nacionale për integrim evropian dhe obligimeve të Komunës që dalin nga marrëdhëniet Kosovë-BE.
Dokumente me rëndësi strategjike për integrimin ne BE:
“Çka ka për mua?” Mundësitë e BE-së për arsim, kulturë dhe rini
Dhjetë shanset më të mira evropiane të Kosovës
Eurofjalori
Evropa në 12 Leksione
MSAja për të gjithëÇfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE dhe Kosovës
WESTERN BALKANS REGULAR ECONOMIC REPORT Testing Resilience
Si Funksionon Bashkimi Evropian
Udhezues per rolin e komunave ne procesin e Integrimit Evropian te Kosoves