Republika e Kosoves

Junik

VAKSINOHU! Mbroje shëndetin tënd, të familjes dhe shoqërisë, është motoja e fushatës sensibilizuese kundër COVID-19, e organizuar nga Komuna e Junikut.

2022/03/22 - 9:58

Sot, në Komunën e Junikut, filloj fushata sensibilizuese për vaksinim kundër COVID-19, fushatë kjo që do vazhdoj edhe në ditët në vazhdim.

Ashtu siç është e paraparë edhe në “Planin e Veprimit”, i cili është hartuar nga “Shtabi Emergjent lokal për menaxhimin e pandemisë COVID-19”, fillimisht bëhet shpërndarja e paisjeve mbrojtëse (maska dhe dezinfektues) pastaj edhe fushata sensiblizuese për vaksinim kundër COVID-19.
Fushata sensibilizuese bëhet nëpërmjet shpërndarjes së broshurave të përgatitura nga Komuna e Junikut në bashkëpunim me profesionist shëndetësor.

Shpërndarja e maskave, dezinfektuesve si dhe fushata sensibilizuese bëhet tek qytetarët, institucionet publike si dhe në bizneset private të Komunës së Junikut.

Mesazh nga Komuna e Junikut për qyetarët,

“Të dashur qytetarë, ju lutem vaksinohuni me vaksinën kundër COVID-19.
Vaksinimi nënkupton më shumë siguri për ju, familjet tuaja dhe vendin tonë.
Kjo siguri pastaj tregon se jeta jonë gradualisht do të kthehet në normalitetin e mëparshëm dhe do të jemi të imunizuar ndaj COVID-19.
Vaksinimi është falas, shëndeti juaj është prioriteti ynë”.

#Vaksinohu!
Komuna Junik