Homazhe në nderë të përvjetorit të rënjës së Heroit Edmond Hoxha
2022/02/01 - 11:22
Të nderuar qytetar,
Kryetari i Komunës Z. Ruzhdi Shehu së bashku me familjen e Heroit Edmond Hoxha dhe delegacioni i Komunës së Junikut i përbërë nga drejtorët e drejtorive, përfaqësuesit e grupeve të këshilltarëve të partive politike të përfaqësuara në Kuvend, zyrtarët e LDK dhe VV-së, bënë homazhe dhe vendosen kurora lulesh pranë shtatores së heroit të Kombit Edmond Hoxha, në Sheshin e Junikut.
Duke përkujtuar edhe dy bashkëluftëtarët e tij Heronjt Zahir Pajazin e Hakif Zejnullahun, që ranë heroikisht 25 vite më parë.
Me këtë rast, kryetari Ruzhdi Shehu tha se junikasi ynë Edmondi mbetet figura e një gjenerate që iu kundërvu me armë armikut shekullor.
Ai së bashku me dy shokët ishin ndër të parët që iu bashkëngjiten UÇK-së, ishin strategët dhe janë emblema e luftës për liri.
Shehu më tej tha se sot është një moment reflektimi për luftën dhe sakrificat e dëshmorëve, heronjve dhe popullit tonë liridashës.
Andaj përkulemi me mirënjohje për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për liri. Pa sakrificën sublime të mijëra vajzave e djemve Kosova nuk do të ishte kjo që është.
Kujtojmë e nderojmë të gjithë ata që dhanë jetën, që vendi ynë të jetë i lirë.
Flijimi i Edmondit, Zahirit dhe Hakifit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës është shembull frymëzues për gjeneratat e reja, për ta dashur e ndërtuar vendin tonë.
Sot jemi krenarë që jemi shtet dhe synojmë të bëhemi pjesë e barabartë e familjes evropiane, që ishte edhe ëndrra e heronjve e dëshmorëve që dhanë jetën e tyre.
Lavdi e përjetshme