Republika e Kosoves

Junik

Komuna e Junikut përfituese e projektit në sistemin e ujitjes

2022/06/29 - 8:22

Kryetari i Komunës së Junikut z. Ruzhdi Shehu sot në ambientet e Ministrisë Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Ministrin z. Faton Peci, e cila ka për qëllim investimin në sistemin e ujitjes.
Kryetari i Komunës z.Ruzhdi Shehu falënderoj ministrin për mbështetjen e tij, dhe theksoj se ky projekt do të ndikoj drejtpërsëdrejti tek bujqit e Junikut, duke ju krijuar kushte më të mira për ujitjen e tokave të tyre.
Aplikimi ka qenë i hapur nga data: 29.04.2022, deri me datën : 31.05.2022, me ç’rast komuna e Junikut ka arritur që ti plotësoj të gjitha kriteret dhe të përzgjedhet së bashku me 8 komuna tjera si perfituese nga komisioni i vlerësimit në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.