Republika e Kosoves

Junik

*Komiteti për Politikë e Financa mbajti takimin e radhës

2022/06/27 - 8:19

Komiteti për Politikë e Financa (KPF) i Kuvendit Komunal të Junikut i kryesuar nga z.Shpejtim Gacaferi mbajti sot takimin e radhës, ku i shqyrtoi dhe miratoi propozimet e paraqitura nga Drejtoritë përkatëse dhe Kryetari i Komunës.
– Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
-Raportimi i të dhënave të përformancës për Komunën e Junikut për vitin 2020,
– Shqyrtimi i kërkesës për themelimin e Komitetit për Përsona me Aftësi të Kufizuara,
-Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit të punës të KKSB-së për vitin 2022,
– Miratimi i Marrëveshjes për Bashkëpunim Komunal- Ndërkombëtar,
-Shqyrtimi dhe miratimi i Kornizes Afatmesme Buxhetore ( KAB)-it Komunal 2023-2025,
-Shqyrtimi dhe miratimi i kërkeses për Pronat e paluajtshme të Komunës për dhënie në shfrytezim,
Të gjitha këto pika u diskutuan dhe u aprovuan qe të kalojnë në Kuvendin Komunal per diskutim dhe miratim.
Takimi i radhës i KPF-së pritet të mbahet në muajin e ardhshëm.