Republika e Kosoves

Junik

Kuvendi

KUVENDI I KOMUNËS – KOMPETENCAT :

“Kuvendi i komunës” – është organi më i lartë i komunës që përbëhet prej anëtarëve të tij të zgjedhur.

 

Kuvendi i komunës është organi më i lartë komunal dhe me qëllim të ushtrimit të funksioneve dhe përgjegjësive ligjore i njëjti pas konstituimit ndërmerr veprimet në vijim:

  1. zgjedh kryesuesin e kuvendit të komunës jo më vonë se 30 ditë pas konstituimit;
  2. në komunat ku së paku 10% e qytetarëve u takojnë komuniteteve jo-shumicë, posti i zëvendës kryesuesit të kuvendit të komunës për komunitete rezervohet për një përfaqësues të këtyre komuniteteve;
  3. themelon Komitetin për Politikë dhe Financa dhe Komitetin për Komunitete si komitete të përhershme;
  4. themelon komitete të tjera për të cilat konsideron se janë të nevojshme për kryerjen e përgjegjësive të tyre;
  5. themelon komitetet këshillëdhënëse sektoriale me qëllim të nxitjes së pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e vendimmarrjes dhe marrjes së këshillave për kryerjen e funksioneve të veta ligjore;
  6. themelon Komisionin Vlerësues për dhënien e pronës së paluajtshme të komunës në shfrytëzim;
  7. themelon Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi;
  8. emëron nënkryetarin e komunës për komunitete me shumicën e votave të anëtarëve të kuvendit të komunës, në komunat ku të paktën 10% e qytetarëve i përkasin komuniteteve jo-shumicë;
  9. miraton aktet normative komunale për zbatimin e përgjegjësive ligjore;
  • 1. statutin e komunës,
  • 2. rregulloren e punës së kuvendit,
  • 3. rregullore të ndryshme për fushat e përgjegjësisë që i ka, dhe
  • 4. vendime,
  1. miraton buxhetin e komunës dhe planet investuese;
  2. miraton çështje të tjera financiare, të cilat janë të rezervuara për kuvendin sipas statutit apo rregullores së punës;
  3. miraton planin vjetor të punës dhe raportin vjetor;
  4. miraton iniciativat e bashkëpunimit ndër komunal;
  5. përcakton nivelin e  tarifave dhe ngarkesave;
  6. krijimin dhe përdorimin e simboleve, dekoratave dhe titujve të nderit të komunës, në pajtim me ligjin në fuqi;
  7. emëron dhe riemëron rrugët, rrugicat dhe vendet tjera publike;
  8. miraton vendime për bashkëpunimin ndër komunal;
  9. merr vendime për t’u bashkuar me asociacione përfaqësuese të komunave të Republikës së Kosovës;
  10. rishqyrton kërkesat e autoritetit mbikëqyrës, lidhur me aktet komunale të cilat niveli qendror i konsideron se nuk janë të harmonizuara me legjislacionin për vetëqeverisje lokale dhe legjislacionin sektorial primar;
  11. trajton çështje të tjera që janë në kompetencë të kuvendeve komunale, në pajtim me legjislacionin për vetëqeverisje lokale dhe ligjet sektoriale, e të cilat ndërlidhen me mandatin ligjor të kuvendit të komunës.