Drejtoritë
Këshilli i Drejtorëve:
- I raporton rregullisht Kryetarit për çështjet që janë në përgjegjësinë e tij;
- Ndihmon Kryetarin, Kryesuesin e Kuvendit të Komunës dhe komitetet e tij, duke iu ofruar të gjitha informatat dhe raportet e nevojshme për procesin e vendimmarrjes;
- Zbaton të gjitha rregulloret dhe vendimet e Kuvendit të Komunës dhe ligjet e miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës;
- Përgatit programin e punës dhe prezanton raportet periodike të punës për drejtorinë e tij;
- Është përgjegjës për udhëheqjen dhe kontrollimin e përditshëm të punës së drejtorive;
- Përgatit dhe prezanton planet periodike të zhvillimit në sferën e tyre të përgjegjësisë dhe përcjelljen e këtyre planeve;
- Përgjigjet në mënyrë efektive për çfarëdo ankese lidhur me sferën e vet të përgjegjësisë;
- Merr pjesë dhe kontribuon në punën e Kuvendit të Komunës, të komiteteve përkatëse;
- Siguron se do të ofrojë një qasje të drejtë dhe të barabartë për ato shërbime publike që janë në përgjegjësinë e tij;
- Përmbush të gjitha detyrat dhe urdhëresat që i caktohen në mënyrë adekuate.