Drejtoria për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport
Kompetencat e Drejtorisë për Arsim, Kultur, Rini dhe Sport :
- Menaxhimi dhe koordinimi i arsimit parashkollor, fillor dhe të mesëm në komunë;
- Punësimi i mësimdhënësve dhe personelit tjetër të shkollave në pajtueshmëri me procedurat ligjore të rekrutimit, përzgjedhja dhe punësimi i të punësuarve publikë;
- Zgjedhja e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të institucioneve, në pajtueshmëri me procedurat ligjore për rekrutim dhe kriteret ligjore të përcaktuara nga MASHT- i;
- Pagesa e stafit udhëheqës, stafit profesional dhe personelit tjetër të punësuar në institucionet arsimore të komunës;
- Planifikimi dhe koordinimi i zhvillimit të arsimit parashkollor, fillor dhe të mesëm në komunë, në konsultim me MASHT- in dhe komunat tjera;
- Mbikëqyrja e të gjitha institucioneve arsimore në nivel komune;
- Regjistrimi dhe pranimi i nxënësve, në pajtim me respektimin e parimeve të mosdiskriminimit;
- Regjistrimi i të dhënave për nxënës, sipas formularit të miratuar nga MASHT në harmoni me ligjin;
- Nxitja në barazinë e mundësisë për të ndjekur arsimin parashkollor, arsimin e obliguar, dhe atë të mesëm në komunë;
- Regjistrimi, inspektimi i shëndetit publik dhe sigurisë, si dhe licencimi i institucioneve arsimore parashkollore në pajtim me ligjin;
- Respektimi dhe afirmimi i të drejtave të komuniteteve dhe anëtarëve të tyre;
- Identifikimi i nevojave për aftësim profesional të drejtorëve dhe mësimdhënësve, dhe realizimi i tyre në bashkëpunim me Zyrën Rajonale të Inspektimit, brenda ligjeve në fuqi;
- Trajnimi i mësimdhënësve dhe stafit tjetër profesional, në pajtim me udhëzimet, parimet dhe standardet e shpallura nga MASHT – i;
- Përkujdesja për zhvillimin dhe aftësimin profesional të personelit në shkollat e komunës;
- Përkujdesja për zhvillimin e të gjitha aspekteve tjera të arsimit lokal;
- Mbikëqyrja e procesit arsimor në pajtim me udhëzimet e caktuara nga MASHT;
- Përgatitja, miratimi dhe zbatimi i Rregullores së punës për shkollat, duke përfshirë Kodin e mirësjelljes për stafin udhëheqës, mësimdhënësit, personelin tjetër dhe nxënësit, si dhe masat disiplinore;
- Miratimi i pushimeve të shkollës, në përputhje me ligjin përkatës dhe miratimin e rregullave të shkollës;
- Marrja e vendimeve për ankesat, ndaj vendimeve të drejtuesve të institucioneve arsimore, të parapara me ligj;
- Miratimi i rregulloreve për sjelljen dhe disiplinën e nxënësve në çdo institucion arsimor, pasi të ketë marrë më parë propozimet e këshillit të shkollës dhe komentet e drejtorëve për këto rregullore;
- Nxitja e bashkëpunimit në mes mësimdhënësve, prindërve, nxënësve dhe institucioneve arsimore, si dhe të institucioneve arsimore dhe familjes;
- Bashkëpunimi me drejtoritë e arsimit të komunave tjera në projekte të përbashkëta arsimore, në përdorimin e përbashkët të burimeve fizike dhe njerëzore, si dhe caktimin e fondeve për projekte dhe qëllime të tilla;
- Përcaktimi i zonave specifike të mbulimit nga shkollat në nivel komune;
- Kujdesi për mirëmbajtjen dhe renovimin e ndërtesave dhe pajisjeve të institucioneve arsimore me fonde publike, si dhe sigurimin e dispozitave për mirëmbajtje të shërbimeve mbështetëse për mirëqenien fizike të nxënësve, duke përfshirë ujë të freskët, ambiente banjash dhe shërbime shëndetësore;
- Marrja e masave për sigurimin e ambienti rrethues, urban apo rural, në të cilin është e vendosur shkolla, është në përputhje me të drejtën e nxënësve për të pasur një mjedis të sigurt në oborrin e shkollës;
- Arritja e objektivave të shëndetit publik, në bashkëpunim me MASHT-in, nëpërmjet aktiviteteve shkollore dhe jashtëshkollore, duke përfshirë programe për sigurinë në rrugë, fusha, nxitjen e shtimit të shëndetit për të shmangur përhapjen e sëmundjeve ngjitëse, si dhe aksione kundër duhanit dhe formave të abuzimit me drogë;
- Shqyrtimi i vazhdueshëm i masave të marra për realizimin e arsimit special në realizimin e kësaj detyre, në atë masë që është e nevojshme ose e dëshirueshme. Drejtoria konsultohet me MASHT-in dhe drejtoritë tjera komunale për koordinimin e arsimit të fëmijëve që kanë nevojë për arsim special;
- Vlerësimi i nevojave speciale, siç përcaktohet me ligj;
- Propozimi për arsim special për nxënës dhe dhënia e vlerësimit profesional;
- Propozimi për themelimin e shërbimit këshillimor dhe shëndetësor për nevojat speciale;
- Ushtron edhe kompetenca tjera, të cilat i bartën në bazë të ligjit ose nga pushteti qendror.
- Udhëheqja me resurset kulturore lokale, duke përfshirë muzetë lokale dhe resurset e trashëgimisë kulturore;
- Bën publike shumën e buxhetit në dispozicion, për çdo vit, për përgatitjen e aktiviteteve kulturore, rinore dhe sportive, duke përfshirë paratë e granteve që janë në dispozicion të personave të kualifikuar, si dhe përpilon rregullore për dorëzimin e aplikacioneve për grante dhe caktimin e granteve;
- Organizimi i shënimit të datave me rëndësi historike, kur kërkohet;
- Organizimi i debateve për zhvillim dhe avancim të kulturës, rinisë dhe sportit;
- Mbledhja e shënimeve faktike mbi të arriturat në kulturë, rini dhe sport;
- Mbështetja e aktiviteteve kulturore, rinore dhe sportive, si dhe zhvillimi i renovimit të tyre brenda territorit të komunës;
- Bashkëpunimi me qytete dhe me OJQ e organizata të tjera;
- Respektimi, përkrahja dhe ndihma për asociacione, klube dhe shoqata, dhe zbulimi i individëve me aftësi të posaçme kreative, pa bërë ndonjë dallim racor, gjinor, religjioz, nacional etj.;
- Kujdesia edhe për formacione të tjera nga sporti, që nuk kanë hapësirë e kushte pune;