Drejtoria për Administratë të Përgjithsme
Kompetencat e Drejtorisë të Administratës së Përgjithshme janë:
- Është përgjegjës për fushën administrative për tërë Komunën e Junikut;
- Koordinon dhe menaxhon me ofrimin e shërbimeve dhe është përgjegjës rreth zbatimit të legjislacionit në fuqi në kuadër të pushtetit lokal;
- Drejtoria e Administratës është përgjegjëse që të hartojë, planifikojë,mbikëqyrë dhe menaxhojë me buxhetin dhe financat e Drejtorisë.
- Drejtoria e Administratës është përgjegjëse për implementimin e Rregullores mbi Shërbimin Civil 2001/36 dhe Urdhëresën administrative 2003/02;
- Drejtoria është përgjegjëse për hartimin, menaxhimin dhe implementimin e Projekteve sa i përket Drejtorisë të Administratës dhe po ashtu ofron shërbime të nevojshme administrative në këtë sferë
- ushtron përgjegjësitë që i epen me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, Statutin e Komunës dhe Aktet tjera nënligjore;
- udhëheqë me bibliotekën ligjore;
- udhëheqë me Qendrën për shërbime të qytetarëve,
- mirëmbajtja e teknologjisë informative;
- udhëheqë shërbimin e përkthimeve në gjuhët zyrtare;
- kujdesi për shërbimet postare, recepsionistin-informues për drejtim të palëve nëpër zyrat e Administratës Komunale,
- shërbimet e sigurimit dhe mirëmbajtjen e objektit-ve,
- shqyrton me shërbimet përkatëse paraprakisht peticionet drejtuar Komunës, ( bënë vlefshmërinë e tyre në pajtim me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, Statutin e Komunës, Ligjin për Transparencën dhe Rregulloren Komunale për Transparencën), si dhe del me propozime konkrete në Kuvend;
- mbikëqyrë punën e Zyrës për pranim dhe shpërndarje të mallit, shërbimeve dhe të depos;
- organizon logjistikën që përfshinë përgjegjësitë si: transportin (veturat zyrtare, menaxhimin e tyre);
- menaxhimi i pasurisë në kuadër të drejtorisë së Administratës së Përgjithshme;
- harton planin – listën e shenjave të klasifikimit të organeve komunale;
- harton planin për rregullimin dhe arkivizimin-asgjësimin e vulave;
- formon komisione ad – hoc për çështje që rrjedhin nga kompetencat e drejtorisë.
Drejtoria për Administratë të Përgjithshme
Bazuar në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale të Komunave të Republikës së Kosovës dhe Statutin e Komunës, Drejtoria për Administratë të Përgjithshme ka Drejtorin e emëruar nga Kryetari i Komunës, i/e cili/a ka përgjegjësi për udhëheqjen dhe menaxhimin e Drejtorisë, në përputhje me udhëzimet strategjike të Kryetarit dhe në pajtim me ligjet dhe rregulloret komunale në fuqi, njëkohësisht i raporton Kryetarit për çështjet që janë në kompetencë të tij apo saj.
Përgjegjësitë dhe kompetencat e Drejtorisë për Administratë të Përgjithshme janë:
- a) Është përgjegjës për fushën administrative për tërë Komunën e Junikut
- b) Koordinon dhe menaxhon me ofrimin e shërbimeve dhe është përgjegjës rreth zbatimit të legjislacionit në fuqi në kuadër të pushtetit lokal;
- c) Drejtoria e Administratës është përgjegjës që të hartojë, planifikojë, mbikëqyrë dhe menaxhojë me buxhetin dhe financat e Drejtorisë.
- d) Drejtoria e Administratës është përgjegjës për implementimin e Rregullores mbi Shërbimin Civil 2001/36 dhe Urdhëresën administrative 2003/02;
e)Drejtoria është përgjegjës për hartimin, menaxhimin dhe implementimin e Projekteve sa i përket Drejtorisë të Administratës dhe po ashtu ofron shërbime të nevojshme administrative në këtë sferë;
- f) ushtron përgjegjësitë që i epen me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, Statutin e Komunës dhe Aktet tjera nënligjore;
- g) udhëheqë me bibliotekën ligjore;
- h) udhëheqë me Qendrën për shërbime të qytetarëve,
- i) mirëmbajtja e teknologjisë informative;
- j) udhëheqë shërbimin e përkthimeve në gjuhët zyrtare;
- k) kujdesi për shërbimet postare, recepsionistin-informues për drejtim të palëve nëpër zyrat e Administratës Komunale;
- l) shërbimet e sigurimit dhe mirëmbajtjen e objektit-ve;
- m) shqyrton me shërbimet përkatëse paraprakisht peticionet drejtuar Komunës, ( bënë vlefshmërinë e tyre në pajtim me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, Statutin e Komunës, Ligjin për Transparencën dhe Rregulloren Komunale për Transparencën), si dhe del me propozime konkrete në Kuvend;
- n) mbikëqyrë punën e Zyrës për pranim dhe shpërndarje të mallit, shërbimeve dhe të depos;
- o) organizon logjistikën që përfshinë përgjegjësitë si: transportin (veturat zyrtare, menaxhimin e tyre);
- p) menaxhimi i pasurisë në kuadër të drejtorisë së Administratës së Përgjithshme;
- q) harton planin – listën e shenjave të klasifikimit të organeve komunale;
- r) harton planin për rregullimin dhe arkivimin – asgjësimin e vulave;
- s) formon komisione ad – hoc për çështje që rrjedhin nga kompetencat e drejtorisë;
- t) Është përgjegjës edhe për detyra të tjera, varësisht nga autorizimet e Kryetarit të Komunës.
Drejtoria për Administratë të Përgjithshme operon me 14 punëtorë, të ndarë në këta sektorë:
1)Sektori për Administratë të Përgjithshme, i cili përbëhet nga këta punëtor: Zyrtari për teknologji informative, zyrtari për lektorim, përkthyesi i gjuhëve zyrtare, zyrtari për logjistikë, shtëpiaku – mirëmbajtësi i objektit komunal, roje të objektit të Komunës ( dy veta ) dhe Zyrtari i Autoparkut;
2) Sektorin për Gjendje Civile e përbëjnë këta Zyrtarë: Shefi i Gjendjes Civile dhe 2 Zyrtar të gjendjes Civile; dhe,
3)Sektori Pritës, Protokoll dhe Arkiva, i cili ka në përbërje këta punëtor: Zyrtarin e Protokollit, Arkëtarin dhe Zyrtarin e Arkivit.