Republika e Kosoves

Junik

Drejtoritë

Këshilli i Drejtorëve:

  1. I raporton rregullisht Kryetarit për çështjet që janë në përgjegjësinë e tij;
  2. Ndihmon Kryetarin, Kryesuesin e Kuvendit të Komunës dhe komitetet e tij, duke iu ofruar të gjitha informatat dhe raportet e nevojshme për procesin e vendimmarrjes;
  3. Zbaton të gjitha rregulloret dhe vendimet e Kuvendit të Komunës dhe ligjet e miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës;
  4. Përgatit programin e punës dhe prezanton raportet periodike të punës për drejtorinë e tij;
  5. Është përgjegjës për udhëheqjen dhe kontrollimin e përditshëm të punës së drejtorive;
  6. Përgatit dhe prezanton planet periodike të zhvillimit në sferën e tyre të përgjegjësisë dhe përcjelljen e këtyre planeve;
  7. Përgjigjet në mënyrë efektive për çfarëdo ankese lidhur me sferën e vet të përgjegjësisë;
  8. Merr pjesë dhe kontribuon në punën e Kuvendit të Komunës, të komiteteve përkatëse;
  9. Siguron se do të ofrojë një qasje të drejtë dhe të barabartë për ato shërbime publike që janë në përgjegjësinë e tij;
  10. Përmbush të gjitha detyrat dhe urdhëresat që i caktohen në mënyrë adekuate.