Republika e Kosoves

Kaçanik

Koordinatorët e cilësisë angazhohen për pajisjen e shkollave me teknologji digjitale

2024/02/12 - 11:34

Është mbajtur një takim pune i koordinatorëve të cilësisë në nivel të shkollave të Komunës sonë, ndërsa temë bosht ka qenë ngritja e cilësisë në shkolla, me theks mësimdhënia e avancuara përmes platformës digjitale.

Koordinatorët e cilësisë patën rastin të përcjellin  nga afër një model të punës përmes platformës digjitale në Gjimnazin “Skënderbeu” të cilën e shpalosi koordinatori i këtij institucioni arsimor, z. Berat Berisha.

Ndërkaq, z. Enver Dalloshi koordinator i cilësisë në nivel komunal ka thënë se është synim i gjithë neve pajisja e të gjitha shkollave me teknologji digjitale me  qëllim të avancimit, lehtësimit dhe ngritjes së cilësisë në shkollat tona