Republika e Kosoves

Kaçanik

KVRL nis aktivitetet në kuadër të “Javës së Rinisë”

2023/09/15 - 1:28

Takimi në zyrën e Kryetarit të Komunës, shënon nisjen e aktiviteteve që do të organizohen në kuadër të “Javës së Rinisë” në Kaçanik.
Kryetari i Këshillit të Veprimit Rinor Lokal në Kaçanik Shpat Bulica, i cili shoqërohej nga të rinjtë vullnetarë dhe koordinatori për rini Fatmir Qaka, falenderoi kryetarin për përkrahjen e vazhdueshme të aktiviteteve të rinisë, ndërsa prezantoi agjendën e javës së rinisë. Sipas tij aktivitetet po fillojnë sot me takimin në zyrën e kryetarit për të vazhduar më pas me aktivitete të tjera, argëtuese, sensibilizuese e sportive e për të përfunduar me ditën e rinisë me 19 shtator, ku planifikohet të bëhet përurimi i dy projekteve sallës së leximit për student si dhe ekranit të hapur, projekte të financuara nga projekti “ Komunat për të rinjtë”.
Kryetari Besim Ilazi, u shpreh i impresionuar me aktivitetet dhe punën e palodhshme të aktivistëve të KVRL-së, duke shtuar se ky këshill tradicionalisht ka qenë shembull ndër vite në Kosovë për punën dhe aktivitetet e realizuara në të mirë të rinisë dhe shoqërisë në përgjithësi. Edhe Nënkryetari i Komunës Sabedin Vishi dhe drejtoresha për Kulturë, Rini e Sport Hafize Sallahu, përgëzuan të rinjtë për punën dhe angazhimin e tyre në aktivitete të ndryshme komunale, si dhe i uruan me rastin e ditës së tyre.
Të gjitha aktivitetet organizohen nën përkujdesjen e kryetarit Ilazi, ndërsa në këto aktivitete do të jenë të përfshirë edhe organizata të tjera si dhe personat me nevoja të veçanta.