Republika e Kosoves

Kaçanik

Njoftim Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ju njofton se ka rishpallur Konkursin për pranimin e Regjistruesve për Projektin e Regjistrimit të Popullsisë…

2024/02/28 - 11:41

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ju njofton se ka rishpallur Konkursin për pranimin e Regjistruesve për Projektin e Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (REKOS 2024).

Aplikimi për pozitën e Regjistruesit do të jetë në formën elektronike. Konkursin dhe Udhëzuesin për plotësimin e formularit Online për pozitën e Regjistruesit mund ta gjeni në linkun: https://rekosrekrutime.rks-gov.net/  në ueb-faqen e ASK-së, në ueb faqet e komunave dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Konkursi do të jetë i hapur deri me datën 03.03.2024 ora 00:00