Republika e Kosoves

Kaçanik

Njoftim nga Agjencia e Statistikave të Kosovës

2023/10/04 - 7:04

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ju njofton se ka zgjatur afatin e Konkursit për pranimin e Regjistruesve (3 503) dhe Mbikëqyrësve (891) për Projektin e Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (REKOS 2023).

Aplikimi për pozitat Mbikëqyrës dhe Regjistrues do të jetë në formën elektronike dhe forma fizike (në komunën ku aplikoni). Konkursi, Udhëzuesi për plotësimin e formularit Online për pozitat Regjistrues dhe Mbikëqyrës që mund ta gjeni në në linkun https://rekosrekrutime.rks-gov.net/ në ueb-faqen e ASK-së, në ueb faqet e komunave dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Të gjithë të interesuarit për këto pozita duhet të aplikojnë në komunën e tyre.

Konkursi është zgjatur deri më 06.10.2023.

Kohëzgjatja e kontratës është dy (2) muaj.