Republika e Kosoves

Kaçanik

Nderohen dëshmorët në Ditën e çlirimit

2013/06/11 - 12:00

 Aktivitetet për nderë të 14 vjetorit të Ditës e Çlirimit të Komunës së Kaçanikut kanë filluar me vendosjen e luleve në memorialin e varrezave të dëshmorëve

 Aktivitetet për nderë të 14 vjetorit të Ditës e Çlirimit të Komunës së Kaçanikut kanë filluar me vendosjen e luleve në memorialin e varrezave të dëshmorëve. Kryetari i Komunës, z. Besim Ilazi me bashkëpunëtor, OVL –UÇK-së, bashkëluftëtarë e qytetarë të tjerë kanë vendosur lule dhe kanë bërë homazhe pranë varreve të dëshmorëve në kompleksin memorial. Homazhe janë bërë edhe pranë varrit të veteranit Ejup Runjeva – komandant Era.

Për nderë të 11 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Komunës së Kaçanikut, sot janë duke u zhvilluar edhe aktivitete tjera ndërkaq ato do të përmbyllen me natën e dytë finale të Festivalit Kombëtar të Shoqërive dhe Ansambleve Kulturore Artistike “Kaçaniku 2013”. Nata e dytë e Festivalit do të fillon në ora 18: 00, ndërsa, prezantojnë AKV ”Karshiaka”, Shkup,  AKV ”Kemajl Azizi”, Viti, AKV ”Dance Plus” , Elbasan dhe SHKA ”Shqiponja” nga Kaçaniku. Po ashtu, do të zhvillohen edhe ndeshjet finale në futboll, në dy konkurrencat, ajo e femrave që fillon nga ora 16:00, dhe e meshkujve nga ora 17:00.