Republika e Kosoves

Kaçanik

Zgjidhet Bordi i Drejtorëve për NKP “Lypeteni”

2010/05/07 - 12:00

 Komisionin Komunal i Aksionarëve për NKP "Lypeteni",  duke u bazuar në Ligjin për Ndërmarrjet Publike dhe Ligjin për Shoqëritë Tregtare, ka zgjedh Bordin e Drejtorëve për NKP  "Lypeteni"
 
 

Komisionin Komunal i Aksionarëve për NKP “Lypeteni” në përbërje Rushan Ceka, (i emëruar nga kryetari i komunës), Diana Bajrami (PDK) dhe Ramadan Osmani (LDK), në takimin e mbajtur sot kanë zgjedhur Bordin e Drejtorëve për NKP “Lypeteni”. Bordin e Drejtorëve të zgjedhur në takimin e sotëm e përbëjnë:
         Vedat Dema, jurist
         Fadil Qallaku, ekonomist,
         Zija Lika, profesor i historisë dhe
         Fevzi Dogani, ekonomist
 
Bordi Drejtorëve është zgjedhur duke u bazuar në Ligjin për Ndërmarrjet Publike dhe Ligjin për Shoqëritë Tregtare.