2023/07/24 - 10:17
Komuna e Kaçanikut përmes drejtorisë për Urbanizëm, Kadastër dhe Mbrojtje të Mjedisit ka mbajtur Debat Publik për Vlerësimin Strategjik Mjedisor të Planit Zhvillimor Komunal të Komunës se Kaçanikut. Takimin e hapi Arditë Shehu, e cila është menaxhere e Vlerësimit Strategjik Mjedisor Komunal, duke shtuar se Ky dokument është i obligueshëm për finalizimin e hartimit te Planit Zhvillimor Komunal. Ajo poashtu falenderoi edhe qytetarët që me pjesëmarrjen e tyre kontribuuan në këtë debat.
Të pranishmit në debat kishin mundësinë që të parashtronin pyetjet dhe kërkesat e tyre në lidhje me temën e trajtuar.