Republika e Kosoves

Kaçanik

Kryesuesi i Kuvendit dhe KPF organizojnë diskutim publik me qytetarët e komunës së Kaçanikut, OJQ dhe Grupe tjera të interesit për buxhetin e komunës për vitin 2024 dhe planifikimet për vitet 2025- 2026

2023/09/08 - 2:25

Kryesuesi i Kuvendit në bashkëpunim me Komitetin për Politikë dhe Financa, në pajtim me rregullat ligjore, organizoi diskutim publik me qytetarët e komunës së Kaçanikut, OJQ dhe Grupe tjera të interesit për buxhetin e komunës për vitin 2024 dhe planifikimet për vitet 2025- 2026. Takimin fillimisht e hapi Kryesuesi i Kuvendit Kemajl Murseli, i cili falenderoi qytetarët për pjesëmarrjen e tyre, ndërsa shtoi se pas dorëzimit të buxhetit nga ana e ekzekutivit komunal në afat ligjor, kuvendi është i obliguar që të organizoj dëgjime publike për buxhet, duke i inkurajuar të pranishmit që të paraqesin nevojat dhe kërkesat e tyre, në mënyrë që të kemi një buxhet më gjithëpërfshirës. Ndërkohë në lidhje me përmbajtjen e buxhetit folën Nënkryetari i Komunës Sabedin Vishi dhe drejtori i Financave dhe Buxhetit Bahri Selimi, të cilët fillimisht njoftuan për ecurinë e mbajtjes së dëgjimeve publike nga ekzekutivi me grupe të caktuara të interesit.
Buxheti i Komunës së Kaçanikut për vitin 2024, do të jetë në vlerë prej 11,958,982.49€, ku ky buxhet është i ndarë në këto kategori ekonomike:
1. Paga dhe Mëditje, për vitin 2024, është : 6,759,179.49€
2. Mallra dhe Shërbime, për vitin 2024, është 1,421,513.00€
3. Shpenzime Komunale, për vitin 2024, është 200,000.00€
4. Subvencione dhe Transfere për vitin 2024, është 415,529.00€
5. Investime Kapitale, për vitin 2024, është 3,162,761.00€
Krahasuar me vitin 2023, do të kemi rritje të buxhetit në vlerë prej 1,284,293.49€.
Të pranishmit në debat kërkuan investime në fusha të ndryshme si në projekte infrastrukturore, rrugë, kanalizim, ujësjellës e ndriçim publik, investime në rregullim të përroskave e shtretërve të lumenjve, investime në arsim, në kulturë, rini e sport e në veçanti në fushën e trashëgimisë kulturore e në projekte të turizmit, ndarje të buxhetit edhe për grupet jo formale siç është grupi i grave asambleiste, degradimi i lumenjëve nga ndërtimi i hidrocentraleve etj. Një cikël i dëgjimeve buxhetore është organizuar muajt e kaluar nga ekzekutivi komunal sa i përket planifikimeve buxhetore me grupe të caktuara të interesit.