Republika e Kosoves

Kaçanik

Fillon fushata e korrje shirjeve në komunën e Kaçanikut

2024/07/05 - 9:34

🌾Në Komunën e Kaçanikut tashmë ka filluar fushata e korrje shirjeve. Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural Suhad Dullovi, tha se tashme edhe në komunën tonë po zhvillohen korrje shirjet, ndërsa rendimenti mesatar për hektarë është 5000 kg.
Fermerët të cilët sivjet kanë mbjellur tokat e tyre me grurë, u shprehën të kënaqur me rendimentin e arritur, si dhe me mbështetjen financiare të ofruar nga Komuna e Kaçanikut.
Sipas Komisionit Komunal për fushatën e korrje shirjeve, në territorin e komunës së Kaçanikut janë gjithsej 410 ha me grurë, ndërsa janë angazhuar 10 kombajnerë.