Republika e Kosoves

Kaçanik

Ambasadori Britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves vizitoi Komunën e Kaçanikut

2025/02/06 - 11:06

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, shoqëruar nga Nënkryetari Sabedin Vishi dhe stafi ekzekutiv, pritën sot në takim Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë Jonathan Hargreaves.
Kryetari Ilazi i dëshiroi mirëseardhje ambasadorit Britanik në Komunën e Kaçanikut, ndërsa e informoi në përgjithësi për Komunën e Kaçanikut, pjesën demokrafike, funksionimin në administratën komunale, mundësitë dhe potencialet për zhvillim ekonomik etj.
Nga ana tjetër edhe Ambasadori britanik Jonathan Hargreaves, u shpreh i lumtur dhe falenderues për pritjen, ndërsa u interesua në përgjithësi për funksionimin e komunës, bashkëpunimin me nivelin qendror dhe mundësitë për zhvillim ekonomik.
Në takim u shpreh gatishmëria e të dy institucioneve për të bashkëpunuar në të mirë të qytetarëve.