Emri : Besim Ilazi
Vendi dhe viti i lindjes : Kaçanik i Vjetër, 11.06.1968
Adresa : Kaçanik i Vjetër
Partia : Partia Demokratike e Kosovës – PDK
Edukimi – Arsimimi : Fakulteti i Mjekësisë – drejtimi Stomatologji, Prishtinë, 1998, Specializimi në vitin 2005, Prishtinë
Eksperienca e punës :
– Nga viti 1999, stomatolog
Nga viti 2012 Kryetar i Komunës së Kaçanikut
Karriera Politike : Që nga themelimi, në vitin 2000, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës
Kryetar i degës së PDK-Kaçanik që nga viti 2013
Anëtar i Kryesisë qëndrore të PDK-së.
Aktivitete tjera:
Pjesëtar i UÇK-së, nga prilli i vitit 1998
Funksioni në luftë: Përgjegjës për shëndetësi në Brigadën 162 ”Agim Bajrami”, nga fundi i majit të vitit 1999.
Pas luftës: Përgjegjës për shëndetësi në nivel komunal
Gjendja familjare : I martuar, baba i tre fëmijëve
I biri i dëshmorit Qamil Ilazi, Komandant Bardhi
Kontakti:
e-mail: besim.q.ilazi@rks-gov.net
Tel: 0290/ 380005; 038 200 46 400; 044/116133
PËRGJEGJËSITË
Kryetari i Komunës, në pajtim me dispozitat e LVL – së dhe Statutit të Komunës, është përgjegjës të:
përfaqësojë Komunën dhe vepron në emër të saj;
udhëheqë ekzekutivin e Komunës dhe administratën e saj dhe mbikëqyrë administrimin financiar të Komunës;
ushtrojë të gjitha kompetencat, të cilat nuk i jepen në mënyrë eksplicite Kuvendit të Komunës apo komiteteve të tij;
ekzekutojë aktet e Kuvendit të Komunës;
emërojë dhe shkarkojë zëvendësin e tij/saj;
emërojë dhe shkarkojë drejtorët, të cilët i ndihmojnë atij në kryerjen e detyrave;
organizojë punën dhe të drejtojë politikën e Komunës;
propozojë rregullore apo akte të tjera për miratim në Kuvendin e Komunës;
propozojë zhvillimin komunal, planet rregulluese dhe investuese, propozon buxhetin vjetor për miratim në Kuvendin e Komunës dhe ekzekuton buxhetin e miratuar;
raportojë para Kuvendit të Komunës për situatën ekonomike – financiare të Komunës dhe për zbatimin e planeve investuese të Komunës, së paku një herë në gjashtë muaj, apo kurdoherë që kërkohet nga Kuvendi i Komunës;
kërkojë që Kuvendi i Komunës ta shqyrtojë një akt komunal para hyrjes në fuqi, kur konsiderohet se akti bie në kundërshtim me legjislacionin në zbatimin, apo interesin e komuniteteve;
mbikëqyrë administrimin e përgjithshëm financiar;
delegojë përgjegjësi te anëtarët e Këshillit të Drejtorëve dhe të mbikëqyrë zbatimin e përgjegjësive të deleguara;
të bëjë ndryshime në lidhje me funksionimin dhe numrin e drejtorive dhe funksionet e tyre në pajtim me legjislacionin në fuqi
të kryejë përgjegjësi të tjera të përcaktuara nga Kuvendi i Komunës.