Republika e Kosoves

Kaçanik

720 mijë euro për investime kapitale në arsim për vitin 2025

2024/07/11 - 9:18

Me qëllim të rritjes së transaprencës komunale dhe promovimit të vendimmarrjes së përbashkët, është mbajtur dëgjimi i parë buxhetor për vitin 2025, me sektorin e arsimit, organizuar nga Kryetari i Komunës përmes drejtorisë për Buxhet dhe Financa dhe drejtoria për Arsim.
Kryetari i Komunës Besim Ilazi tha se dëgjimet buxhetore ndihmojnë në identifikimin e nevojave dhe kërkesave të qytetarëve për të listuar sa më mirë prioritetetet për investime komunale, duke inkurajuar qytetarët që të bëhen pjesë e vendimeve të përbashkëta. Ndërkohë drejtori për Arsim Zahir Doda, tha se përmes buxhetit komunal do të ndahen 720 mijë euro vetëm për investime kapitale në arsim, duke qenë kështu buxheti më i madh i viteve të fundit i ndarë për këtë fushë.
Të pranishmit në debat kryesisht përfaqësues të shkollave, parashtruan kërkesat e tyre, ndërsa ndanë pajtueshmërinë me ndarjet buxhetore në arsim, si të nevojshme pë krijimin e kushteve sa më të mira për mësim.
Ditëve në vijim do të organizohen edhe dëgjimet tjera buxhetore me grupe të tjera të interesit dhe me qytetarë të tjerë.