Ambasadori i Francës në Kosovë viziton Kaçanikun
2024/07/26 - 9:14
Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim
Ilazi priti në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Shkëlqësinë e tij, z. Olivier Guerot.
Kryetari Ilazi e falenderoi ambasadorin dhe u shpreh i kënaqur me vizitën, ndërsa theksoi që Kaçaniku ofron një ambient të favorshëm për zhvillimin e turizmit. Kryetari e njoftoi se përmes ligjit për dhënie të pronës në shfrytëzim komuna është e gatshme të ju ofroj investitorëve serioz pronën komunale në mënyrë që të bëhet tërheqja e investitorëve me qellim të krijimit të vendeve të reja të punës dhe zhvillimit të qëndrueshem të vendit.
Poashtu së bashku me ambasadorin dhe investitorët e interesuar për investime në fushën e agroturizmit u vizitua fshati Kotline dhe Strazhë , si dhe biznesin JLG CONSTRUCTION me pronar Agron Zeneli me aktivitet prodhimin e konstruksioneve metalike , ku i njejti produktet e tij i eksporton në shtetin e Francës dhe poashtu nga komuna i është dhënë prona komunale në shfrytëzim.