Republika e Kosoves

Kaçanik

Certifikohen me ECDL gjashtë zyrtarë komunal

2010/03/10 - 12:00

Sot janë certifikua 6 zyrtarë komunal të komunës sonë të cilët kanë përfunduar me sukses trajnimin e ECDL (Europe Computer Driving Licence) për programe aplikative.

Këtë program trajnues të organizuar nga MAPL e kanë vijuar mbi 200 zyrtarë komunal nga komuna të Kosovës, ndërsa në mesin e 5 të certifikuarve më të suksesshëm ishte edhe zyrtari i IT- së nga komuna jonë.

Këta të certifikuar ishin gjenerata e parë ndërkohë që këtë lloj trajnimi domosdo do të duhet vijuar edhe të gjithë zyrtarët tjerë komunal.

Kryerja e këtij lloj trajnimi është edhe një përmbushje e standardeve për administratë efektive.