Republika e Kosoves

Kaçanik

Debatohet Drafti bazë i buxhetit për gjashtëmujorin e dytë të vitit

2010/06/02 - 12:00

Drafti i buxhetit do ti përcillet Ministrisë Ekonomisë dhe Financave deri më 4 qershor ndërsa do të debatohet edhe në seancën e radhës së Kuvendit të komunës.

foto-draft-buxheti.jpg

Drejtorët e drejtorive komunale dhe zyrtarë financiar sot kanë debatuar lidhur me rishikimin gjashtëmujor të buxhetit për gjysmën e dytë të vitit 2010.
Në takim u shqyrtuan mundësit për korrigjime në Draftin bazë të buxhetit për periudhën vijuese të vitit, ndërkaq në veçanti u shqyrtua lista e investimeve kapitale për vitin 2010 dhe kategoritë tjera të shpenzimeve, si pagat dhe mallrat e shërbimet. Drafti i buxhetit do ti përcillet Ministrisë Ekonomisë dhe Financave deri më 4 qershor ndërsa do të debatohet edhe në seancën e radhës së Kuvendit të komunës.
Në listën e projekteve kapitale të miratuar për vitin 2010 janë gjithsej 27 projekte kapitale në vlerë të përgjithshme 1milion e 281 mijë e 117 euro.