Republika e Kosoves

Kaçanik

Diskutohen mundësit për menaxhimin më të mirë të mbeturinave

2010/06/02 - 12:00

Propozohet që bartja e mbeturinave të behet dy herë në ditë, në orët e mbrëmjes dhe ne orët e hershme të ditës

foto-pastertia-(1).jpg

Drejtori i Urbanizmit, Kadastrit e Mbrojtjes së Ambientit, Bekim Troni dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Rushan Ceka, sot kanë realizuar një takim me përfaqësues të Kompanisë Regjionale të Mbeturinave (KRM) “Pastërtia”, Gazmend Bytyqi, kryeshef i ekzekutivit, Agim Ramadani, zyrtar i operativës dhe Ferat Malsiu, përgjegjës i Njësisë në Kaçanik.
Rushan Ceka njoftoi përfaqësuesit e KRM “Pastërtia” për hartimin e Rregullores për Mbrojtjen e Mjedisit e cila pritet të miratohet në seancën e radhës së kuvendit të komunës, në mënyrë që të fillohet zbatimi i saj, ndërkaq Bekim Troni, i njoftoi ata me Urdhëresën e hartuar nga Drejtoria e Urbanizmit, Kadastrit dhe Mbrojtjes së Mjedisit e cila obligon bizneset që të lidhin kontratë dhe të fillojnë pagesën e tarifave për grumbullimin e mbeturinave me ndërmarrjen komunale ”Pastërtia” në Kaçanik.
Kryeshefi ekzekutiv i KRM “Pastërtia”, Gazmend Bytyqi ka përshëndet këtë iniciativë ndërkohë që shprehu shqetësimin për shkallën e ultë të inkasimit në komunën e Kaçanikut pikërisht nga bizneset. Ai tha se vetëm 27 % e bizneseve kanë përmbush obligimin ndaj Njësisë për pastrim dhe grumbullim të mbeturinave.
Ferat Malsiu, përgjegjës i Njësisë u shpreh i gatshëm për shërbime më të mira por tha se Njësia në Kaçanik nuk ka mekanizëm e as punëtorë të mjaftueshëm prandaj kërkoi rritjen e këtyre kapaciteteve.
Përfaqësuesit e KRM ‘Pastërtia” u zotua se do të ofrojnë shërbime më të mira ndërkohë që do të bëjnë edhe planin operativ për bartjen e mbeturinave.