Kryetari i Komunës Besim Ilazi priti në takim përfaqësues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku u diskutuan format e reja të bashkëpunimit si dhe në veçanti, zbatimi i Ligjit Nr. 08/L-288 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, i miratuar nga Kuvendi në vitin 2023.
Delegacioni i KQZ-së u përfaqësua nga Ilir Gashi dhe Burim Ahmetaj, si dhe nga Komisioni Komunal i Kaçanikut Artan Mezraja.
Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, komunat janë të obliguara që t’i ofrojnë mbështetje të nevojshme Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në kuptimin e sigurimit të hapësirave për punë, depo për materiale, transport, objektet publike për nevoja të votimit apo ambiente tjera për organizimin e trajnimeve të komisionerëve dhe numëruesve si dhe hapësira për adaptimin e Qendrave Komunale të Numërimit.
Së shpejti do të bëhet edhe nënshkrimi i një marrëveshje bashkëpunimi mes Komunës dhe KQZ-së.