Republika e Kosoves

Kaçanik

Diskutohet progresi në lidhje me projektin “ Komunat për të Rinjtë”

2023/06/09 - 11:28

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, priti në takim përfaqësueset nga MAPL Fatmire Berisha dhe Kaltrina Hyseni, ku u diskutua puna dhe progresi i arritur në kuadër të projektit “ Komunat për të Rinjtë”. Kryetari Ilazi bëri të ditur se pjesë e fazës së parë ishin përfitues të rinjtë e Komunës së Kaçanikut të cilët përmes projekteve kanë arritur të krijojnë kushte dhe aktivitete sa më të mira për të rinjtë. Në takim u diskutua progresi i arritur deri më tani, si dhe aktivitetet që do të zhvillohen muajve në vijim, në fazën e dytë të këtij projekti. Implementimi i projekteve nga ana e të rinjve të komunës sonë, është vlerësuar shumë nga ana e ekipit monitorues të projektit “ Komunat për të Rinjt”. Në takim prezantoi edhe drejtoresha për Kulturë, Rini e Sport Hafize Sallahu dhe Koordinatori për Rini Fatmir Qaka.
Projekti është duke u implementuar nga MAPL, administruar nga Banka Botërore dhe mbështetur nga Qeveria e Japonisë përmes fondit Japonez për Zhvillim Social, ndërsa Komuna e Kaçanikut është përfituese në mesin e 10 komunave.