Drejtoria e Shërbimeve Publike i përgjigjet MAPL-së
2010/06/03 - 12:00
Vendimi për themelimin e Komisionit Komunal të Aksionarëve për NKP “Lypeteni” është marr në përputhje të plotë me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, përkatësisht nenin 5.2 të këtij ligji
Drejtoria e Shërbimeve Publike përmes një shkrese të nënshkruar nga drejtori z. Rushan Ceka, përmes kryetarit të komunës, z. Xhabir Zharku iu ka përgjigjur Ministrisë Administrimit të Pushtetit Lokal e cila ka kërkuar shqyrtimin e ligjshmërisë së Vendimit për themelimin e Komisionit Komunal të Aksionarëve për NKP “Lypeteni” në Kaçanik, pasi që sipas MAPL-së, Vendimi nuk është në përputhje me ligjin.
Në shkresën e drejtorisë së Shërbimeve Publike drejtuar MAPL-së ndër të tjera thuhet së Vendimi për themelimin e Komisionit Komunal të aksionarëve për NKP “Lypeteni” është marr në përputhje të plotë me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, përkatësisht nenin 5.2 të këtij ligji. Drejtoria i ka rikujtuar MAPL-së edhe lidhur me kërkesën e saj për rishikimin e vendimit për shkëputjen e NKP “Lypeteni” nga ndërmarrja regjionale KRUK “Bifurkacioni” me seli në Ferizaj. Në shkresë thuhet se Vendimi i KK i datës 27.02.2009 për shkëputjen e NKP “Lypeteni” sipas kërkesës suaj është rishqyrtuar më 19.06.2009, ku Kuvendi i komunës rikonfirmoi unanimisht vendimin e marrë, i cili ishte në përputhje të plotë me Pakon e Ahtisarit, Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, përkatësisht nenin 17, pika f e këtij ligji dhe vullnetin e plotë të qytetarëve të komunës së Kaçanikut.