Republika e Kosoves

Kaçanik

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm dhe KFOR-i polak me bashkëpunime të reja

2024/07/01 - 9:32

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm dhe KFOR-i polak në një takim të përbashkët kanë diskutuar fushat e bashkëpunimit. Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm Pranvera Loku Zharku, i falenderoi për mbështetje në projektet në fushën e turizmit si dhe për angazhimin e tyre në sigurinë publike.
Ditë më parë, Komuna e Kaçanikut dhe Komanda e Rajonit Perëndimor e KFOR-it kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit në fushën e turizmit
Marrëveshja përfshinë bashkëpunimin
ndërmjet komunës sonë, KFOR-it dhe universitetevet: “Haxhi Zeka” në Pejë, “Ukshin Hoti” në Prizren dhe “Fehmi Agani” në Gjakovë, për organizimin dhe bashkëpunimin në fushën e turizmit.