Republika e Kosoves

Kaçanik

Edhe të rinjtë nga Komuna e Kaçanikut pjesë e projektit të bujqësisë “Të Rinjtë në Agrobiznes”

2019/04/18 - 3:46

Të rinjtë nga Komuna e Kaçanikut shoqëruar nga Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural Fatmir Loku, kanë marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave për praktikë me pagesë në kompanitë vendore të 100 të rinjve nga rajoni i Gjilanit, me qëllimin që gjatë të ardhmes ata të mbeten aktivë në punë dhe të ushtrojnë profesionin e tyre në agrobiznes dhe njëkohësisht edhe të krijojnë të ardhura për vete dhe familjet e tyre.
Projekti financohet dhe menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ku marrëveshjen të rinjtë e nënshkruan me Zyren e BE-së, të cilën e përfaqësoi Ambasadorja Nataliya Apostolova dhe kompanitë vendore, e në rastin konkret Komunën e Kaçanikut e përfaqësoi Kompania ,, BIOFRUTI “ të cilën e menaxhon pronarja Zarije Malsiu për punësimin e 6 të rinjve në kryerjen e punës praktike me pagesë nga fondi i BE-së. Ambasadorja Nataliya Apostolova, tha se kjo fazë e projektit është pjesë shumë e veçantë për të dhe më e rëndësishmja deri më tani, sepse me këtë po bëhet një ndryshim i madh pozitiv, me përgatitjen e të rinjve në aspektin profesional, me angazhimin direkt në punë praktike dhe njëkohësisht kjo po bëhet falë edhe bashkëpunimit shumë të mirë që është krijuar mes Komisionit Evropian, institucioneve lokale dhe sektorit privat të biznesit prodhues.